Wednesday 4 February 2015

Kanga e shtatë qyteteve Rudyard Kipling

http://www.poetrysoup.com/famous/poem/5384/the_song_of_seven_cities


Jam kenë Zot Qytetesh të teprueme.
Shtatë Qytetet vrumbllojshin haraç me m’pague.
Me avanposte t’fildishta e rojtore t’prarueme,
Ku pritë, amazona luftarake t’pamposhtme kishin vue.

E tanë bota ecte e përvuejtun para qyteteve t’mia --
As mbreti, as ushtria nuk i trazuen popujt e mi n’mundime t’veta.
Kurrnjiherë kuajt e qerret nuk u lodhën e mposhtën ndër qytete t’mia.
Kurrnjiherë turma e sundimtar’t nuk dyshuen prej kah vinin plaçkat e veta.

T’fashuem, t’njollosun prej agut n’muzg kryenalt’,
Tuj k’ndue n’të thithun, tanë vendin n’dorë e shtinë.
Megjith’ plaçkitjet që gjindja iu banë, n’mësymje tok ranë
E shpuen kithtaz tymin e betejave, haraçin e kordhave tuj përbaltë.

K’shtu luftuen e qarkulluen vetëm dje, t’miat qytete.
Tash-ma nuk ka kurrnji shenjë tumajsh ku t’miat qytete zunë vend.
U ngjall lumi n’mesnatë e i përlau, t’miat qytete.
U rrafshuen me Atlanditën s’bashku n’përmbytjen që dend.

Shi në kanalet e ngopuna, pshtjellet uji sferik ndër ta,
Mbështeten vërshimet n’vërshime t’rrituna e përfshijnë botën e tyne nga prania;
Derisa përmbytjet t’marrin guxim armëlidhun, t’ndizen përpara e t’mbyten n’to--
T’mbytuna në nji natë, gjindja e shtatë qyteteve t’mia.

Ultsina mes verresh shtrihen themelet e tyne t’braktisuna,
Trar’t, t’cilve iu besuen e plintat mbi t’cilat u ndërtuen--
Sundimtart e mi e thesari i vet e gjindja e tyne, e palinduna,
Me kambt kah dielli, t’shkatrruem, me baltë e llucë t’ndyet, t’abortuem!

Bijat e pallatit që mbajtën gjallë qyetet e mia,
Princeshat e mia gojarta e premtimet e tyne t’majlinduna --
Dhandrrit e rrymës-qershorake janë zhdukë ndër qytete t’mia,
Me virgjneshat e serta shpuese që s’munden m’u lazdrue e me kenë t’dashtuna.

Jam kenë Zot Qytetesh – e kam m’i ndërtu prap’,
Shtatë t’vume mbi shkam’ij, majë tërbimit t’çdo vërshimi.
Nuk kam me pushue, derisa t’i kem mbushë prap’,
Me gjindjen e pamposhtun t’errsinës, me gjak qëndrimi.



Që tinguj trompash pinjollsh t’rivendosin qytetet e mia,
T’pasuna e t’armatosuna mirë, që dhe nji herë t’mundem me i pa
Tanë bota t’lëvizë kadalë kur ecë para qyteteve t’mia,
E kuajt me qerret e tyne t’shpëtojnë nga plaknia!


Përktheu Jeta Deda

Tuesday 3 February 2015

Londër

http://www.poetrysoup.com/famous/poem/18542/london



 Endem n’për tanë rrug’t e privilegjueme.
Ngat Tamizit me t’patundshmin vërshim
E ndesh nji shenjë në secilën f’tyrë
Shenjat e pafuqisë, shenja t’atij mjerim.

N’britmat e gjithkujt.
N’britmat foshnjore t’frik’s.
N’çdo za; n’çdo mallkim.
Zinxhirë t’farktuem të mendjes ndij

Si qajnë oxhakçinjtë
Çdo kishë e nxime trandet.
Dhe ushtarët e pafat psherëtijnë
Gjak, muresh t’pallatit derdhet

Por ma s’shumti rrugve t’mesnatës
Ndij t’rejat rruspie nën mallkim
Me shpërthime n’lotë t’foshnjave t’sapolinduna
U mbush makina e varrimit t’martesës me ndëshkim

William Blake





Përktheu: Jeta Deda