Vajtimi i bufit t'vocërr
http://numerocinqmagazine.com/2013/09/15/vaclav-havels-little-owl-the-poetics-of-dissidence-david-celone/
Vajton bufi i vocërr i dijes:
“Sa bukur kalbja zhezhitet.”
Korija e pishave lehtas thot’:
“Mjaft tash’, ankohesh kot.”
Nji gjarpën fërsh’llen: “Dashni
për harenë e varrezës.”
Nji lule lavde thur:
“Kur shpirtin ambiciet e shujtën?”
“Hap sytë,” pishat teptisin
“Le t’kutërbojë,” lulet fëshf’risin
“Kurrë mos e ban, bash,”
th’rret gjuha e nanës me ngulm,
“n’mërzinë pararendëse të mugut
ma pak i forti ti ji.”
Pisha qillon: “Arsy'ja kalbet.”
Lulet vikasin: “E buk'ra qelbet.”
Gjarpëri këlthet: “Varrezë
parajsë,
e qetë e memece tash’.”
Kurrë s’duhet, un’ kjaj,
n’dobi të tonit vend
nën ngërdheshjet e mugut
t’duhet me rezistue.
Me rr’mue. Me qindrue. Me ngulmue...
- Václav Havel, 1977
Përktheu Jeta Deda
Përktheu Jeta Deda