Monday, 15 December 2014

Vajtimi i bufit t'vocërr

http://numerocinqmagazine.com/2013/09/15/vaclav-havels-little-owl-the-poetics-of-dissidence-david-celone/


Vajton bufi i vocërr i dijes:
“Sa bukur kalbja zhezhitet.”
Korija e pishave lehtas thot’:
“Mjaft tash’, ankohesh kot.”


Nji gjarpën fërsh’llen: “Dashni për harenë e varrezës.”
Nji lule lavde thur:
“Kur shpirtin ambiciet e shujtën?”


 “Hap sytë,” pishat teptisin
“Le t’kutërbojë,” lulet fëshf’risin

“Kurrë mos e ban, bash,”
th’rret gjuha e nanës me ngulm,
“n’mërzinë pararendëse të mugut
ma pak i forti ti ji.”



Pisha qillon: “Arsy'ja kalbet.”
Lulet vikasin: “E buk'ra qelbet.”

Gjarpëri këlthet: “Varrezë parajsë,
e qetë e memece tash’.”

Kurrë s’duhet, un’ kjaj,
n’dobi të tonit vend
nën ngërdheshjet e mugut
t’duhet me rezistue.
Me rr’mue. Me qindrue. Me ngulmue...



- Václav Havel, 1977


Përktheu Jeta Deda

No comments:

Post a Comment