Londër
http://www.poetrysoup.com/famous/poem/18542/london
Ngat Tamizit me t’patundshmin vërshim
E ndesh nji shenjë në secilën f’tyrë
Shenjat e pafuqisë, shenja t’atij mjerim.
N’britmat e gjithkujt.
N’britmat foshnjore t’frik’s.
N’çdo za; n’çdo mallkim.
Zinxhirë t’farktuem të mendjes ndij
Si qajnë oxhakçinjtë
Çdo kishë e nxime trandet.
Dhe ushtarët e pafat psherëtijnë
Gjak, muresh t’pallatit derdhet
Por ma s’shumti rrugve t’mesnatës
Ndij t’rejat rruspie nën mallkim
Me shpërthime n’lotë t’foshnjave t’sapolinduna
U mbush makina e varrimit t’martesës me ndëshkim
William Blake
Përktheu: Jeta Deda
No comments:
Post a Comment