Kanga e shtatë qyteteve – Rudyard
Kipling
http://www.poetrysoup.com/famous/poem/5384/the_song_of_seven_cities
Jam kenë Zot Qytetesh të teprueme.
Shtatë Qytetet vrumbllojshin haraç me m’pague.
Me avanposte t’fildishta e rojtore t’prarueme,
Ku pritë, amazona luftarake t’pamposhtme kishin vue.

E tanë bota ecte e përvuejtun
para qyteteve t’mia --
As mbreti, as ushtria nuk i trazuen popujt e mi n’mundime t’veta.
Kurrnjiherë kuajt e qerret nuk u lodhën e mposhtën ndër qytete t’mia.
Kurrnjiherë turma e sundimtar’t nuk dyshuen prej kah vinin plaçkat e veta.

T’fashuem, t’njollosun prej agut
n’muzg kryenalt’,
Tuj k’ndue n’të thithun, tanë vendin n’dorë e shtinë.
Megjith’ plaçkitjet që gjindja iu banë, n’mësymje tok ranë
E shpuen kithtaz tymin e betejave, haraçin e kordhave tuj përbaltë.

K’shtu luftuen e qarkulluen vetëm
dje, t’miat qytete.
Tash-ma nuk ka kurrnji shenjë tumajsh ku t’miat qytete zunë vend.
U ngjall lumi n’mesnatë e i përlau, t’miat qytete.
U rrafshuen me Atlanditën s’bashku n’përmbytjen që dend.

Shi në kanalet e ngopuna,
pshtjellet uji sferik ndër ta,
Mbështeten vërshimet n’vërshime t’rrituna e përfshijnë botën e tyne nga prania;
Derisa përmbytjet t’marrin guxim armëlidhun, t’ndizen përpara e t’mbyten n’to--
T’mbytuna në nji natë, gjindja e shtatë qyteteve t’mia.

Ultsina mes verresh shtrihen
themelet e tyne t’braktisuna,
Trar’t, t’cilve iu besuen e plintat mbi t’cilat u ndërtuen--
Sundimtart e mi e thesari i vet e gjindja e tyne, e palinduna,
Me kambt kah dielli, t’shkatrruem, me baltë e llucë t’ndyet, t’abortuem!

Bijat e pallatit që mbajtën
gjallë qyetet e mia,
Princeshat e mia gojarta e premtimet e tyne t’majlinduna --
Dhandrrit e rrymës-qershorake janë zhdukë ndër qytete t’mia,
Me virgjneshat e serta shpuese që s’munden m’u lazdrue e me kenë t’dashtuna.

Jam kenë Zot Qytetesh – e kam m’i
ndërtu prap’,
Shtatë t’vume mbi shkam’ij, majë tërbimit t’çdo vërshimi.
Nuk kam me pushue, derisa t’i kem mbushë prap’,
Me gjindjen e pamposhtun t’errsinës, me gjak qëndrimi.

Që tinguj trompash pinjollsh t’rivendosin
qytetet e mia,
T’pasuna e t’armatosuna mirë, që dhe nji herë t’mundem me i pa
Tanë bota t’lëvizë kadalë kur ecë para qyteteve t’mia,
E kuajt me qerret e tyne t’shpëtojnë nga plaknia!

Përktheu Jeta Deda
No comments:
Post a Comment