Triumfi i Akilit
Louise Glück
Në historinë e Patroklit
nuk mbijeton kurrkush, as vetë Akili
i cilli isht gati nji Zot.
Patrokli i ngjante, ato vishnin
të njëjtën mburojë.
Përherë në të tilla miqsi
njani i shërben tjetrit, njani asht ma i paktë se tjetri:
Hierarkia
asht përherë e dukshme, edhe pse legjendave
nuk duhet me jua pas besën-
burimi i tyne asht i mbijetuemi
ai i cilli asht braktisun.
Çfarë ishin anijet greke që u digjshin
përballë ksaj humbjeje?
Në tendën e tij, Akili
pikëllohej me gjithë qenien e tij
dhe zotat e vunë roe
ai ishte nji burrë që dergjej tashma, nji viktimë
i pjesës që dashuronte
at pjesë që ishte e vdekshme.
Përktheu: Lori Nikolla
No comments:
Post a Comment