Studim leksikologjik i poezisë “Dimën” nga autori Martin Camaj,
pjesë e përmbledhjes poetike “Njeriu me
vete e me tjerë”,
Mynih (München), 1978
Dimën (Martin Camaj)
Flokët e borës ndër grykcat e lisave
e krahnjerri i përjargun ndër degë.
Syni kërkon flakën e fshehtë,
vjedulla strofullin
në gjijtë e rrajëve dhe kujton
ngrohësinë e frymës
nën lëkurën e deles së bardhë.
Iriqi me therra të nguluna n’mish
digjet pa flakë
mbrenda katër ballnave të dheut.
Nr.
|
Skeda
|
Shënime për skedën
|
1.
|
Martin
Camaj
“Njeriu
me vete e tjerë”
“Dimën”
Mynih,
1978
|
Autori
Vepra
Titulli
i poezisë
Vendi
dhe viti i botimit
|
2.
|
Flokët
e borës ndër grykcat e lisave
|
Kryefjalë
(emër + mbiemër) + rrethanor vendi
-
Sintagmë e zakonshme, por në pjesën
e dytë të vargut vëmë re përdorimin e fjalës “grykcat” që korrespondon me
figurën letrare të eufemizmit dhe kemi të bëjmë me një neologjizëm në gegërishte.
|
3.
|
e
krahnjerri i përjargun ndër degë.
|
Lidhëz
shtuese + emër + mbiemër + rrethanor vendi
-
Sintagmë e jashtëzakonshme, sepse
ngricave ndër degë, autori u jep mbiemrin dhe cilësinë e të përjargurave që
janë në shkrirje e sipër dhe kemi të bëjmë edhe me elementin e shpirtëzimit të
dukurive natyrore në letërsi. Pra, kjo sintagmë ka në fillim të saj një figurë
letrare që e bën atë të jetë sintagmë metaforike.
|
4.
|
Syni
kërkon flakën e fshehtë,
|
kryefjalë
(emër) + kallëzues (folje) + kundrinor i drejtë (emër + mbiemër)
-
Sintagmë e jashtëzakonshme
metaforike, sepse një shqise si syri, Camaj i jep një lloj anasjelle të njësive
frazeologjike, siç është shprehja “kërkoj me sy” dhe ai e shndërron në “syni
kërkon”. Me flakën e fshehtë autori shfaq një lloj misteri në varg që na lë në
pritje të shohim nëse do të kuptojmë deri në fund se çfarë është, por nëse e
lidhim me titullin e poezisë, atëherë do të kuptojmë se flaka e fshehtë mund
të jetë një pranverë ose verë në pritje. Duke marrë parasysh që autori
jetonte në nëj vend të ftohtë si Mynihu në Gjermani, ai kërkon jo vetëm verën
që i duket sikur nuk vjen kurrë, por verën e atdheut të vet, në të cilin nuk
kthehet dot prej lëvizjeve politike të kohës.
|
5.
|
vjedulla
strofullin
|
Kryefjalë
(emër në rasën emërore) + kundrinor i drejtë (emër në rasën kallëzore)
-
Sintagmë e zakonshme, por me
mungesën e një foljeje, pra autori na vë përpara një vargu pa kallëzues në
dobi të stilistikës dhe të vargut të bardhë me të cilin preferon të shkruajë
poezitë.
|
6.
|
në
gjijtë e rrajeve dhe kujton
|
Rrethanor
vendi + lidhëz shtuese + kallëzues
-
Sintagmë e jashtëzakonshme, sepse
trupëzohen rrëpirat e maleve duke i paralelizuar ato me gjijtë si organ i
trupit të njeriut që është më shumë karakteristikë e ngrohtësisë së nënës,
por njëkohësisht edhe me gjijtë e deteve që janë simbol i verës dhe sërish i
ngrohtësisë. Ai nodale për të na thënë se kjo poezi është një lloj meditimi
dhe reflektimi nëpërmjet frazës “dhe kujton”.
|
7.
|
ngrohtësinë
e frymës
|
Kundrinor
i drejtë
-
Sintagmë e zakonshme, por që
lidhet me atë që kërkon njëkohësisht vjedulla nga strofka e vet, por dhe
autori në kërkim të nënës së vdekur e mëmëdheut. Themi mëmëdheut tashmë dhe
jo atdheut, sepse bëjmë një analogji me vargun e mësipërm, ku ishin “gjijtë e
rrajëve” ato që çonin në kujtime e meditime Camajn.
|
8.
|
nën
lëkurën e deles së bardhë.
|
Rrethanor
vendi
-
Sintagmë e zakonshme, por këtu
delja e bardhë është simbol i asaj që i përket bariut, asaj që i përket një
prijësi drejt ngrohtësisë sërish, por që tashmë është një e tillë larg dimrit
dhe gjumit letargjik, së cili i është larguar vjedulla.
|
9.
|
Iriqi
me therra të nguluna n’mish
|
Kryefjalë
(emër) + përcaktor
-
Sintagmë jo e zakonshme. Në dukje
vargu është një e fjali e thjeshtë dëftore, por në fakt kemi të bëjmë me
figurën letrare të groteskut, sepse përcaktimi i nguljes në mish të ferrave është
diçka më shumë njerëzore që jo kujtdo i bie ndërmend ta përshkruajë ashtu e këtu
jemi përballë një gjuhe të vërtetë artistike e letrare.
|
10.
|
digjet
pa flakë
|
Kallëzues
(folje) + rrethanor mënyrë (pjesëz mohuese + emër)
-
Sintagmë e jashtëzakonshme, për
vetë faktin se është e pamundur të digjesh pa flakë, e këtu kemi figurën
letrare të paradoksit jo vetëm të asaj që është shkruar, por edhe të asaj që
nënkuptohet prej vargut të mësipërm, se është e pamundur të ndodhë pikërisht
në dimër djegia e një iriqi. Këtu del në pah se me iriqin autori mund të ketë
personifikuar veten, sepse i referohemi edhe poezive të tjera të vëllimit ku
shfaqet natyra e mbyllur e tij.
|
11.
|
mbrenda
katër ballnave të dheut.
|
Rrethanor
vendi
-
Sintagmë e jashtëzakonshme sepse
“ballnat” në shqipen standarde janë muret dhe është e pamundur të themi se
dheu ka mure, por në një farë mënyre përveç se si varr prej dheut, autori e
sheh këtë dimër që përjeton edhe si një lloj burgu të madh nga i cili nuk
futet dot atje ku ka dëshirën, tek mëmëdheu që ky i fundit kaq shumë e do,
por num merr të njëjtën ndjenjë prej lëvizjeve politike komuniste dhe atyre
jugosllave, po komuniste në Kosovë.
|