Studim leksikologjik i poezisë “Dështimi” nga autori Martin Camaj,
pjesë e përmbledhjes poetike “Njeriu me
vete e me tjerë”,
Mynih (München), 1978
Dështimi (Martin Camaj)
Nuk e çova zanin në kor
Aty ku duhej: prej frike, turpi?
“Atëherë, del jashtë! – Më tha mjeshtri.
- Del jashtë!”
Prej te mbramit rresht në fund
u shkëputa, spec prej vargut në tra,
e njeha shkallët nji nga nji
deri në fund,
nën dhé
me peshën e njiqind syve në krahë.
Nr.
|
Skeda
|
Shënimë për skedën
|
1.
|
Martin
Camaj
“Njeriu
me vete e me tjerë”
“Dështimi”
Mynih,
1978
|
Autori
Vepra
Titulli
i poezisë
Vendi
dhe viti i botimit
|
2.
|
Nuk
e çova zanin në kor
Aty
ku duhej:
|
Nuk
e çova zanin – njësi frazeologjike dygjymtyrëshe
Në
kor – rrethanor mënyre, sepse ka treguar për mënyrën e ngritjes së zërit
Aty
ku duhej – rrethanor vendi i shprehur me ndajfolje vendi + ku duhej (njësi
frazeologjike njëgjymtyrëshe)
-
Sintagmë jo e zakonshme, sepse konteksti i
vargjeve na nxjerr në pah edhe kuptimin e titullit të poezisë, duke shprehur
se të mos thuash atë që ndjen dhe duhet thënë në momente të caktuara të jetës,
bën që shpesh qenia njerëzore të priret drejt dështimit.
|
3.
|
prej
frike, turpi?
|
Ndajfolje
vendi + emër + emër
-
Sintagmë jo e zakonshme, por që lidhur me analizën
e mësipërme të tekstit dhe krahasimisht me atë që lexojmë dhe dallojmë, kemi
të bëjmë me enumeracion, sepse numërohen frika dhe turpi si dy ndër arsyet
pse autori ose subjekti aktiv i poezisë nuk kanë ngritur zërin aty ku duhej.
|
4.
|
“Atëherë,
del jashtë! – Më tha mjeshtri.
|
Ndajfolje
kohe + njësi frazeologjike (folje + ndajfolje vendi); trajtë e shkurtër e
kundrinorit të zhdrejtë + folje + emër
-
Sintagmë e zakonshme, sepse autori dëfton nëpërmjet
ligjëratës së drejtë se si i drejtohet mësuesi ose mjeshtri nëpërmjet të
folmes në gegnisht dhe mënyrës urdhërore të përdorimit të foljes.
|
5.
|
-
Del jashtë!”
|
Folje
+ ndajfolje vendi
-
Sintagmë e zakonshme, ku kemi të bëjmë me figurën
e përsëritjes. Në këtë rast përballemi me përsëritjen e ligjëratës së drejtë
të mjeshtrit dhe përsëritja e dytë është një lloj përforcimi i të parës.
|
6.
|
Prej
te mbramit rresht në fund
u
shkëputa,
|
kundrinor
i zhdrejtë me parafjalë + rrethanor vendi + trajtë e shkurtër që në këtë rast
bën rolin e kryefjalës (unë u) + folje
-
Sintagmë jo e zakonshme, sepse në vend të përdorimit
të ndonjë fjale si: largohem, iki, ngrihem, në bazë të logjikës edhe të
vargjeve të mësipërme, autori përdor foljen “shkëputa”.
|
7.
|
spec
prej vargut në tra,
|
njësi
frazeologjike + rrethanor vendi (ndajfolje vendi + emër)
-
Sintagmë jo e zakonshme, duke qenë se njëzia
frazelogjike e përdorur nga Camaj shpirtëzon autorin në një perime dhe jep
natyrën e turpshme të tij që tashmë ështe skuqur si specat që varen në varg,
nëpër trarët e kullave gege. Mungon ndajfolja e mënyrës “si” që të mund t’i
jepnim emrin similitudë, kësaj sintagme, kështu që kemi të bëjmë tashmë me një
sintagmë metaforike.
|
8.
|
e
njeha shkallët nji nga nji
deri
në fund,
|
lidhëz
shtuese + njësi frazeologjike e dialektit geg + njësi frazeologjike numërimi
+ rrethanor vendi
-
Sintagmë jo e zakonshme përderisa kemi të bëjmë me
dy njësi frazeologjike. Në njësinë e parë hasim përdorimin e infinitivit geg
“njeha” në vend të fjalës “ngjit” në shqipen standarde. Më pas kemi njësinë e
dytë që përkon me fjalën “radhazi”.
|
9.
|
nën
dhé
|
Rrethanor
vendi (ndajfolje vendi + emër)
-
Në dukje jemi përballë një sintagme të zakonshme,
por duke qenë se lidhja logjike e rreshtit të mëparshëm na bënte të mendonim
se autori duhet ta çonte personazhin e vet lart, këtu përballemi me figurën e
paradoksit në letërsi, sepse në fakt pesha e frikës, turpit, dështimit dhe
zhgënjimit e ka bërë atë të jetë tashmë “nën dhé”.
|
10.
|
me
peshën e njiqind syve në krahë.
|
Kundrinor
i zhdrejtë me parafjalë + rrethanor vendi
-
Sintagmë jo e zakonshme për vetë idenë se si
peshën e turpit dhe dështimit, natyra timide e Camajt e jep me atë të syve të
pjesëmarrësve në auditor, të cilët i duken sikur i mban mbi krahë.
|
No comments:
Post a Comment