Wednesday 19 November 2014

Francis Steegmuller 
“Apollinaire: Poet Among the Painters”

NY: Farrar, Straus, 1963, f. 89.


N’vizitën e vet t’dytë në Londër, Apollinare bujti tek i njëjti mik shqiptar i tij. Kisha bujtë edhe pak kohë ma parë tek Faïk bég Konitza në Londër, i cili qe martu’ dhe jetonte në Çingford. 

Ishte prandverë e ne shëtitnim nëpër vise e kalonim kohë tue pa njerëzit tue luejtë golf. Pak para se me mbrritë unë, Faïk bég Konitza kishte ble do pula për me pasë vezë t’freskëta; por kur i mori e kishte të pamundun me i hangër. Dhe asht e vërtetë, si mundesh me i hangër vez’t e pulave që i njef personalisht dhe që i ke ushqy’ vetë? Shpejt pulat filluen me hangër vez’t e veta dhe kjo e tronditi randë Faïk bég Konitzën derisa i vërente shpendët e mjerë tue u zmbrapsë; ai nuk i la ma gjatë me dalë prej qymezit t’vocërr, ku prej tash ato kishin nisë me vra e me hangër njana-tjetrën, përveç njanës që mbijetoi dhe e mbajti veten, e vetmueme e fitimtare. Atë e kohë e pata vërejtë. Ishte ba e egër dhe e tërbueme; ndërkaq ish’ nxi dhe kish’ humbë peshë boll, aq sa filloi me u dukë si sorrë; në kohën kur u largova, i kishin ra puplat dhe ishte shnd’rru në nji lloj miu.

Kur erdhi koha e revolucionit turqeli, Faïk bég Konitza planifikoi kthimin n’vend të vet. Por gjanat nuk ndodhën siç ai desh’ dhe kur revolta po përcillej n’Shqipni, ai u nis menjiherë për n’Amerikë...






No comments:

Post a Comment