Thursday 11 December 2014


Majë zgjedhe





nga Sylvia Plath


Bash në kët’ luginë akademish të mshehuna
S’kemi male, por kodra të cungueme që rriten përreth,
Prej Adirondakësh[1] në monadnokë[2] veriorë,
Rrethveti suka shkëmbore hauzesh i drejtohen Everestit.
Der tash, janë ma t’mirat e tufimit në naltësi: prej
Krahasimesh të mbytjeve në thinjat e argjendta
Kthehesh në Konektikat, niveli i ujit
Rrafshohet në fermat Hadli, kryelarta mjaft
Madhështi të ashtuquejtuna ma shumë se kodra.
Blertë, gjithça e blertë, qëndrojnë në nyjat e shpinës s’tyne
Përkundër tonit qiell: janë çka duken jugore
Lart rrugës së kandshme në Mein. Tue drejtpeshue format e tyne
Mes t’nuhatunit të katranit t’dhomave me letër murale all,
Tumojnë freskinë e verës në t’pamen tonë.

Njerëzve të cil’t jetojnë në shtratet e lugajave
Lartësohen peizazhet, breglohen kurrizet e majave, duket
Se asht ba për t’iu ngjitë. Nji logjikë pekuliare
Tu u ngjitë për me zbritë nëse ofiqin e
Fillojmë sikur me qenë ofiqi me t’cilin e mbyllim,
Por duket i qartë shndërrimi i majave që munden me na mbajtë
Në rrugën e kithtë, pavarësisht zhdrejtësisë
Lutu dhe për tokën, për të fundit guriçkë
Xeherorët do të zhvendosen e ngushtojnë konceptin e hapsinës, çmurosin
Horizontet përtej vizionit, derdhin vizionin
Pas horizontesh, tejkalojnë cepat e syve
Për me thëthtue vëllimin. Ne ngjitim shpresat
E një këqyrjeje flegrash të mbylluna rrëpirash,
Mrekullue nga e blerta, nën qiellin e gjelbër-kokërrzue

Në blu. Majat përcaktojnë vetveten si vende
Ku asgjë ma e naltë s’mund të vërehet. Tatëpjetë duket
Se ndiqen nga shigjeta të shpejta e të zeza në gjurmët e tyne
Të lakut të vorbullave ajrore dhe harkut përmes ajrit në çlodhjen
Tonë, që kur asnjë cep gjethesh nuk trazohet nalt
E këtu ngjiten prapë të veshuna n’gjethe. L’kurat e ngjyeme
Hoteli qindravjeçar mban karakatinat e veta
Veranda katërshtegshe, sipër vrojtimesh
Brinj’t e ramë t’anijes e njëherë të shquemes
Hekurudhë kabllore, dëshmitare në ikje
Të kohës, dhe lavdive që ikin me kohën. Një qëndrim vrojtues
Mban gjysa dollarësh për pjerrësitë
E gjendjes së pamjes, i reklamon sodë, i nxjerr në pah pikëpamjet,
Një dritë fekste e pikturonte zgjedhën gri

E pikturon heshtjen e zbehtë qendërzuese të lumit.
Si trëndafila që shpojnë kërmëzën e vet në një pasqyrë. Mizëri
Rrjedhash t’paqëllimta --- krejt vetëm
Pikëzohet çalltisja e këllëfeve valore që veç prangosin, të humbuna
Në rregullin e thjeshtzuem të qiellit -
Perspektivat hyjnore. Vend e pa vend, fushat e largëta udhëhiqen
Prej vijash të blerta dhe lirue prej të gjithash e prej farash
Të kokave të shpargut. Makinat vrapojnë mes rruazash
Të lmueta e shumngjyrshe në rrugët e lidhuna e gjindja shëtit
Drejtpërdrejt përmes gjelbërimit pranveror.
Gjithça asht paqe dhe rregull poshtë. Deri vonë ne
Jetuem nën hijet e papafingove t’nxeta
Dhe kurrë nuk pamë sa freskët mundena me lëvizë. Përnjëherë
Të qamet e bulkthit, një heshtje e naltë i qetëson.




përktheu: Jeta Deda




[1] Malet Adirondak (Adirondack) janë një formacion i pazakontë gjeologjik në lobin verilindor të lartësive njujorkeze në Sh.B.A. (shënime të përkthyesit)
[2] Monadnoku është një lloj inselbergu, shkëmb i kodërzuar e izoluar; mal i vogël që rritet befas nga një nivel me pjerrësi të butë.

No comments:

Post a Comment