Tuesday 28 May 2013



Studim leksikologjik i poezisë “Dimën” nga autori Martin Camaj,
pjesë e përmbledhjes poetike “Njeriu me vete e me tjerë”,
Mynih (München), 1978


Dimën (Martin Camaj)

Flokët e borës ndër grykcat e lisave
e krahnjerri i përjargun ndër degë.
Syni kërkon flakën e fshehtë,
vjedulla strofullin
në gjijtë e rrajëve dhe kujton
ngrohësinë e frymës
nën lëkurën e deles së bardhë.

Iriqi me therra të nguluna n’mish
digjet pa flakë
mbrenda katër ballnave të dheut.



Nr.


Skeda

Shënime për skedën

1.

Martin Camaj
“Njeriu me vete e tjerë”
“Dimën”
Mynih, 1978


Autori
Vepra
Titulli i poezisë
Vendi dhe viti i botimit



2.

Flokët e borës ndër grykcat e lisave

Kryefjalë (emër + mbiemër) + rrethanor vendi
-          Sintagmë e zakonshme, por në pjesën e dytë të vargut vëmë re përdorimin e fjalës “grykcat” që korrespondon me figurën letrare të eufemizmit dhe kemi të bëjmë me një neologjizëm në gegërishte.



3.

e krahnjerri i përjargun ndër degë.

Lidhëz shtuese + emër + mbiemër + rrethanor vendi
-          Sintagmë e jashtëzakonshme, sepse ngricave ndër degë, autori u jep mbiemrin dhe cilësinë e të përjargurave që janë në shkrirje e sipër dhe kemi të bëjmë edhe me elementin e shpirtëzimit të dukurive natyrore në letërsi. Pra, kjo sintagmë ka në fillim të saj një figurë letrare që e bën atë të jetë sintagmë metaforike.




4.

Syni kërkon flakën e fshehtë,

kryefjalë (emër) + kallëzues (folje) + kundrinor i drejtë (emër + mbiemër)
-          Sintagmë e jashtëzakonshme metaforike, sepse një shqise si syri, Camaj i jep një lloj anasjelle të njësive frazeologjike, siç është shprehja “kërkoj me sy” dhe ai e shndërron në “syni kërkon”. Me flakën e fshehtë autori shfaq një lloj misteri në varg që na lë në pritje të shohim nëse do të kuptojmë deri në fund se çfarë është, por nëse e lidhim me titullin e poezisë, atëherë do të kuptojmë se flaka e fshehtë mund të jetë një pranverë ose verë në pritje. Duke marrë parasysh që autori jetonte në nëj vend të ftohtë si Mynihu në Gjermani, ai kërkon jo vetëm verën që i duket sikur nuk vjen kurrë, por verën e atdheut të vet, në të cilin nuk kthehet dot prej lëvizjeve politike të kohës.


5.

vjedulla strofullin

Kryefjalë (emër në rasën emërore) + kundrinor i drejtë (emër në rasën kallëzore)
-          Sintagmë e zakonshme, por me mungesën e një foljeje, pra autori na vë përpara një vargu pa kallëzues në dobi të stilistikës dhe të vargut të bardhë me të cilin preferon të shkruajë poezitë.







6.

në gjijtë e rrajeve dhe kujton

Rrethanor vendi + lidhëz shtuese + kallëzues
-          Sintagmë e jashtëzakonshme, sepse trupëzohen rrëpirat e maleve duke i paralelizuar ato me gjijtë si organ i trupit të njeriut që është më shumë karakteristikë e ngrohtësisë së nënës, por njëkohësisht edhe me gjijtë e deteve që janë simbol i verës dhe sërish i ngrohtësisë. Ai nodale për të na thënë se kjo poezi është një lloj meditimi dhe reflektimi nëpërmjet frazës “dhe kujton”.


7.

ngrohtësinë e frymës

Kundrinor i drejtë
-          Sintagmë e zakonshme, por që lidhet me atë që kërkon njëkohësisht vjedulla nga strofka e vet, por dhe autori në kërkim të nënës së vdekur e mëmëdheut. Themi mëmëdheut tashmë dhe jo atdheut, sepse bëjmë një analogji me vargun e mësipërm, ku ishin “gjijtë e rrajëve” ato që çonin në kujtime e meditime Camajn.


8.

nën lëkurën e deles së bardhë.

Rrethanor vendi
-          Sintagmë e zakonshme, por këtu delja e bardhë është simbol i asaj që i përket bariut, asaj që i përket një prijësi drejt ngrohtësisë sërish, por që tashmë është një e tillë larg dimrit dhe gjumit letargjik, së cili i është larguar vjedulla.




9.

Iriqi me therra të nguluna n’mish

Kryefjalë (emër) + përcaktor
-          Sintagmë jo e zakonshme. Në dukje vargu është një e fjali e thjeshtë dëftore, por në fakt kemi të bëjmë me figurën letrare të groteskut, sepse përcaktimi i nguljes në mish të ferrave është diçka më shumë njerëzore që jo kujtdo i bie ndërmend ta përshkruajë ashtu e këtu jemi përballë një gjuhe të vërtetë artistike e letrare.


10.

digjet pa flakë

Kallëzues (folje) + rrethanor mënyrë (pjesëz mohuese + emër)
-          Sintagmë e jashtëzakonshme, për vetë faktin se është e pamundur të digjesh pa flakë, e këtu kemi figurën letrare të paradoksit jo vetëm të asaj që është shkruar, por edhe të asaj që nënkuptohet prej vargut të mësipërm, se është e pamundur të ndodhë pikërisht në dimër djegia e një iriqi. Këtu del në pah se me iriqin autori mund të ketë personifikuar veten, sepse i referohemi edhe poezive të tjera të vëllimit ku shfaqet natyra e mbyllur e tij.










11.

mbrenda katër ballnave të dheut.

Rrethanor vendi
-          Sintagmë e jashtëzakonshme sepse “ballnat” në shqipen standarde janë muret dhe është e pamundur të themi se dheu ka mure, por në një farë mënyre përveç se si varr prej dheut, autori e sheh këtë dimër që përjeton edhe si një lloj burgu të madh nga i cili nuk futet dot atje ku ka dëshirën, tek mëmëdheu që ky i fundit kaq shumë e do, por num merr të njëjtën ndjenjë prej lëvizjeve politike komuniste dhe atyre jugosllave, po komuniste në Kosovë.




No comments:

Post a Comment